Nuk do të sjellë asnjë dobi lavdërimi
nëse të kanë lavdëruar për diçka që ti se ke
e asnjë dëm nuk do të sjellë sharja
nëse të kanë sharë për diçka që ti se ke!
Sado nga mirësia të arrijë njeriu do jetë dikush që do e urrejë
saqë edhe proftët jo të gjithë njerëzit i deshën!
Sado që njeriu të arrijë në nivel të ulët do jetë dikush ta dojë!
Deri dhe Faraoni dhe Nemrudi kishte që i donin!
Matraf ibn Abdullah tregon se njëherë imam Maliku e pyeti:
Çfarë thonë njerëzit për mua?
I thashë: Shoku të lavdëron ndërsa armiku të shan.
Ai tha se njerëzit do vazhdojnë të jenë të tillë. I lutemi Allahut të na ruajë që gjuhët e njerëzve të bien të gjitha dakort!
Pra kërkoj mbrojtje që gjithë njerëzit të më lavdërojnë sepse kjo të jep vetëkënaqësi
Apo që të gjithë njerëzit të më shajnë dhe ti të kesh ato cilësi negative nga ajo që ata thonë!
Autor: Ed´hem Sherkaui
Përktheu: Mevlad Çollaku