Mesazhi i ajetit: “Dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem”

Ed'hem Sherkavi

Nëse njerëzit nuk e njohin mirësinë tënde kjo nuk duhet të mërzisë,

Mjafton se Allahu e di kush je!

Asgjë nuk shtoi në peshoren e Nuhut sa ne dimë për të

E asgjë nuk pakëson në peshoren e profetëve për të cilët Allahu nuk na ka informuar dhe ne nuk dimë për to.

Në ushtrinë e Harun Rashidit kishte më shumë se 20.000 muxhahida që nuk i kishin shkruar emrat në listat e ushtarëvë dhe nuk paguheshin e kjo për t’i mos njohur askush përveç Zotit!
Saib ibn Ekra e lajmëroi Omer ibn Hatabin për dëshmorët e rënë në Nehavanda,
duke i numëruar emrat e atyre që ishin të njohur nga njerëzit e pastaj i tha: E të tjerë që janë të panjohur që nuk i njeh ato prijësi i besimtarëve.

Omeri qau dhe tha: Çfarë humbën ata pse nuk i njeh Omeri ndërkohë që Allahu i njeh ato?!

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku