Vdekja është gota nga e cila do të pijnë të gjithë: besimtari dhe i prishuri, profeti dhe tirani, xhindet dhe engjëjt e nuk do të ngelë askush përveç Allahut!
Vdekja nuk është fundi i tregimit, ajo është vetëm fillimi!
Vdekja mjafton si këshillues!
Poeti i verës Ebi Nevas kishte një komshi të mirë që vazhdimisht e ftonte tek Allahu dhe që të largohej nga pija.
Kur vdiq komshiu Ebi Nevasi shkoi në varrimin e tij dhe kur qëndroi tek varri i tij tha:
Ti sot je më këshillues se kur ishe gjallë!
Që të gjitha fjalët me të cilat më këshilloje nuk barazohen me shikimin tënd në varr!
Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Mevlad Çollaku