Mesazhi i ajetit: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”

Ed´hem Sherkaui

Vdekja është gota nga e cila do të pijnë të gjithë: besimtari dhe i prishuri, profeti dhe tirani, xhindet dhe engjëjt e nuk do të ngelë askush përveç Allahut!

Vdekja nuk është fundi i tregimit, ajo është vetëm fillimi!

Vdekja mjafton si këshillues!

Poeti i verës Ebi Nevas kishte një komshi të mirë që vazhdimisht e ftonte tek Allahu dhe që të largohej nga pija.

Kur vdiq komshiu Ebi Nevasi shkoi në varrimin e tij dhe kur qëndroi tek varri i tij tha:

Ti sot je më këshillues se kur ishe gjallë!

Që të gjitha fjalët me të cilat më këshilloje nuk barazohen me shikimin tënd në varr!

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku