Mesazhi i ajetit “Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin”

Mirësia më e bukur e Xhenetit nuk është tek hyritë e tij,

edhe pse kjo është diçka e bukur!

E as në lumenjtë e tij,

edhe pse kjo është  diçka e mrekullueshme!

Por është në shikimin e fytyrës së Allahut të Madhëruar.

Kur banorët e Xhenetit do të futen në Xhenet, Allahu do t’ju thotë atyre: A dëshironi diçka që unë t’jua shtoj?

Ata do të thonë: A nuk na fute në Xhenet, a nuk na i zbardhe fytyrat tona, a nuk na shpëtove nga Zjarri?!

E Allahu e largon perden nga fytyra e Tij fisnike, e atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur se shikimi  në fytyrën e Allahu të Madhëruar.

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku