Ai është Allahu.
Kush erdhi tek Ai i frikësuar e nuk i dha siguri?!
Kush erdhi tek Ai i mjeruar dhe nuk ia rregulloi gjendjen?!
Kush erdhi tek Ai duke i kërkuar ndihmë e nuk e ndihmoi?!
Kush erdhi tek Ai i dëshpëruar e nuk e gëzoi?!
Kush erdhi tek Ai hutuar e nuk e orientoi?!
Përzgjidhi kohët e përgjigjes së lutjeve e qëndro në pritje tek porta e Tij!
Drejtoju atij në 1\3 e natës!
Se shigjeta e lutjes pas faljes së natës nuk zhgënjen.
Beso fort tek Zoti yt se duart që i shtrihen Atij,
E pamundur të kthehen vetëm se plot!
Por para gjthçkaje le të jetë i gjithë ushqimi hallall!
Ashtu siç na përcillet në hadith: le të jetë ushqimi yt i pastër hallall që lutja të të pranohet!
Autor: Ed´hem Sherkaui
Përktheu: Mevlad Çollaku