Mesazhi botëror i Kurban Bajramit

Ndër mesazhet kryesore të Kurban Bajramit për botën mbarë është se gjatë ditëve të tij ndodh realizimi i përkrahjes më të madhe falas në botë të të varfërve dhe atë me produktin më të shtrenjtë ushqimor, e që është mishi.

Më shumë se 57 shtete muslimane shpërndajnë 360 milion kg mish për të varfërit e botës. Kjo do të thotë që brenda kësaj kohe të shkurtër përkrahen 20% e të varfërve të botës, një gjë që nuk e bëjnë dot të gjitha organizatat humanitare ndërkombëtare. Kjo po ndodhë për çdo vjet, përmes realizimit të vetëm njërës nga porositë hyjnore ekonomike islame duke mos i llogaritur zekatin, sadakatul fitrin, iniciativat e ndryshme ne Fitër Bajram dhe sa e sa kompensime të ndryshme ekonomike përmes të cilave përkrahen të varfërit, me rastin e lëshimeve nga besimtarët në adhurimet e tyre të ndryshme (Keffarete)…
A nuk është me plot të drejtë Kurban Bajrami, Dita Botërore e Ushqimit Falas. /mesazhi.com

Nga Hoxhë Husamedin Abazi