Mesatarisht 13 gazetarë vriten çdo javë në Gaza, thotë raportuesi nga terreni

Gaza është kthyer në vendin më të rrezikshëm në botë për gazetarët, sipas një raportimi të fundit nga Hani Mahmoud, korrespondent nga qyteti i Gazës.

Sipas tij, më shumë se 200 gazetarë janë vrarë gjatë 15 muajve të fundit, që përbën një mesatare tronditëse prej 13 gazetarësh të vrarë çdo javë. Mahmoud theksoi se shumica e këtyre vrasjeve janë kryer qëllimisht nga ushtria izraelite.

“Gaza është vendi ku të qenit gazetar është praktikisht një dënim me vdekje. Të gjithë e dimë se janë shënjestruar jo vetëm gazetarë, por edhe paramedikë dhe persona me aftësi të kufizuara,” tha ai.

Mahmoud gjithashtu raportoi se shtatë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në një kuzhinë komunitare në Khan Younis, ndërsa qëndronin në radhë për ushqim.

“Kjo është realiteti ynë: njerëzit po vriten teksa presin për ushqim, ujë apo ndihma. Po vriten edhe gjatë ecjes në rrugë,” shtoi ai.

Që nga agimi i sotëm, më shumë se 40 persona raportohet të jenë vrarë në sulmet e vazhdueshme, sipas burimeve nga terreni. /mesazhi