Një 28 vjeçar nga Karbunara e Lushnjes ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij dhe e ka mbajtur peng të fshehur në qytetin e Durrësit.
Ka qenë denoncimi i babait të vajzës 27-vjeçare, i cili vuri në lëvizje policinë kur informoi se ish-dhëndri kishte shkuar në banesën e tij në fshatin Zhamë të Lushnjës dhe i kishte marrë me forcë të bijën.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi F.K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën” informoi policia e Fierit Policia arriti ta arrestojë brenda 24 orësh Marjus Musakën dhe të lirojë shtetasen P.M. Shtetasi Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit.
Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale” sqaroi sot policia. 28-vjeçari ishte dënuar dhe më parë për veprën penale “Dhunë në familje”./tch