Ballina Sport Futboll Merr fund seria pozitive e Italisë, mposhten pas 37 ndeshjeve

Merr fund seria pozitive e Italisë, mposhten pas 37 ndeshjeve

Kombëtarja e Italisë është mposhtur Spanja.

Spanja ka arritur ta ndal Italinë duke e mposhtur me rezultat 2-1, shkruan lajmi.net.

Vendimtarë në këtë ndeshje ishte Ferran Torres që shënoi dy gola, ndërsa italianët shënuan vetëm një herë përmes Lorezno Pellegrinit.

‘Azzurët’, para kësaj ndeshje ishin në një seri pozitive prej plotë 37 ndeshjeve pa humbje.

Gjatë kësaj periudhë italianët kishin 28 fitore e nëntë barazime, duke u bërë Kombëtarja me rekordin më të gjatë të ndeshjeve pa humbje.

Megjithatë kjo seri është ndalur sot nga Spanja që arriti të fitojë dhe të kualifikohet në finale të Ligës së Kombeve.

Ishte kjo humbja e parë e Italisë që nga 10 shtatori i vitit 2018 kur e pësoi humbjen e fundit nga Portugalia 1-0.

Exit mobile version