Pengmarrësit e avionit libian të pasagjerëve u arrestuan të premten pas një konfrontimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës.
Fluturimi i brendshëm libian me 118 njerëz në bord u mor peng mëngjesin e të premtes pas u ngrit nga Sabha, drejt kryeqytetit Tripoli.
Pengmarrësit u dorëzuan pasi kishin liruar fatmirësisht 118 pasagjerët e linjave Afriqiyah Airëays, në avionin e tipit Airbus A320.
Informacionet e publikuara tregonin se pengmarrësit ihin mbështetës të ish-diktatorit libian Muammar Gaddafi. Të paktën njëri prej tyre pretendonte se kishte një granatë dore dhe kërcënonte se do të hidhte mjetin në ajër.
Disa media raportonin se pengmarrësit do të kërkonin azil politik në Maltë. Kryeministri maltez Joseph Muscat tha e lista e pasagjerëve përfshinte 82 burra, 28 gra dhe një foshnje.