Merr fund ëndrra e Kosovës për EURO 2020

Ka marrë fund ëndrra për kualifikim në EURO 2020 për Kombëtaren e Kosovës.

‘Dardanët’ pësuan humbje 2:1 nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Të tre golat u shënuan në gjysmën e parë.

Kosova ishte më e mirë në lojën e hapur, por që golat erdhën nga vendosja jo e mirë në mbrojte.

Ishte Benjamin Kololli që padashje devijoi një top në portën e Muric, për epërsinë 1:0 të vendasve në minutën e 16’.

Kosova barazoi në 1:1 përmes Florent Hadërgjonaj (29′).

Por, katër minuta më pas, Velkovski riktheu epërsinë e Maqedonisë, duke shënuar me kokë, për 2:1.

Bernard Challandes reagoi me disa zëvendësime në 45 minutëshin e dytë, por nuk sollën atë që pritej. Kosova me të gjitha forcat u mundua të barazonte rezultatin, por duket se vendasit u konsoliduan mjaft mirë për të mos lejuar një gjë të tillë.

Fidan Aliti në fundin e ndeshjes huqi rastin më të mirë, ku portieri Dimitrevski i mohoi golin.

Maqedonia kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve, për të synuar biletën finale kundër Gjeorgjisë muajin e ardhshëm.

Kosovës i mbetet të synojë kualifikimin viteve të ardhshme, pasi ky ekip padyshim që ka një të ardhme të ndritur.