Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një zjarr që ra në një qendër tregtare në qytetin jugor të Filipineve të Davaos.
Zjarri filloi në katin e tretë të ndërtesës dhe u përhap në katet e tjera, duke bllokuar brenda punonjësit.
Shanset e tyre për mbijetesë ishin “zero”, kanë thënë autoritetet.
Zjarrfikësve luftuan për orë të tëra që të shuanin flakët, përcjell oranews.al.
Shkaku i zjarrit, i cili filloi të shtunën në mëngjes, po hetohet.
Menaxheri i marketingut i shitores, Janna Abdullah Mutalib, tha se zjarri filloi në katin e tretë, ku shiteshin rroba, pajisje dhe mobilje, raportohet në faqen e internetit të Filipineve Star.
Davao qëndron rreth 800 km në jug-lindje të kryeqytetit Manila.
Zjarri vjen pasi vendit po i afrohet një stuhi vdekjeprurëse tropikale.