Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrijti sot Kajro, si pjesë e një udhëtimi dy-ditor në Egjipt dhe Tunizi. Qëllimet e vizitës janë t’i japin një shtytje përpjekjeve për të kufizuar flukset e emigrantëve në Evropë përmes Afrikës Veriore, veçanërisht nga Libia.
Ajo do të kthehet në Tunizi të premten që të takohet me presidentin tunizian Beji Caid Essebsi.
Merkel i është bashkuar me një delegacioni biznesi, që të nxisë investimet e nevojshme në Egjipt dhe Tunizi, të cilat janë përballur me ekonomi të ngadaltë, trazira politike dhe papunësi.
“Kancelarja do të flas me presidentin Abdel Fatah al Sisi në lidhje me bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë që kompanitë gjermane shohin në këto vende”, tha zëdhënësi Merkel, Steffan Seibert në një video të publikuar në Twitter.
Merkel, e cila po përballet me zgjedhjet në shtator, ka qenë nën presion të madh për të reduktuar numrin e azilkërkuesve që vijnë në Gjermani, e cila ka pranuar mbi një milion emigrantë që nga 2015. /MESAZHI/
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Merkel viziton Egjiptin dhe Tunizinë, me qëllim të frenimit të emigrantëve