Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje të dielën qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi qeveria do të ndërtojë qendra shtesë të vaksinimit, në një përpjekje për të rritur normat e tij.
“Nuk ka qenë kurrë më e lehtë për të marrë një vaksinë”, tha Merkel në një video mesazh.
“Prandaj ju kërkoj që të mbroni veten dhe të tjerët. Vaksinohuni!”, tha ajo.
Gjatë ditëve të ardhshme, vendet e vaksinimit do të krijohen në të gjithë vendin.
”Për fat të keq, megjithatë, numri i infeksioneve të reja ditore të koronavirusit në vend po rritet përsëri”, tha Merkel.
Rreth katër milionë gjermanë janë infektuar me virusin dhe mbi 90 000 kanë vdekur. /atsh