BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se “Turqia ka marrë përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi tre milionë refugjatë dhe sërish është e gatshme të ofrojë ndihmojë”, duke theksuar se terrorizmi dhe ngjarjet në Siri në masë të madhe ndikojnë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel pas samitit i cili u mbajt në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, deklaroi se në takim është biseduar për marrëdhëniet me Turqinë.
Duke theksuar se nuk do të hapet kapitull i ri në procesin e aderimit të Turqisë në BE, ajo tha se pavarësisht kësaj do të mbajë dialogun me Turqinë për gjërat e reja. Ndonëse janë dhënë disa komente kritike ndaj disa ngjarjeve në Turqi, Merkel pohon se është e qartë se me Turqinë dëshirohet të vazhdohen negociatat.
Ajo tërhoqi vëmendjen për situatën dhe pozitën e Turqisë, dhe deklaroi: “Terrorizmi në njëfarë mënyre ndikon në Turqi, qoftë përmes PKK-së ose DEASH-it. Turqia është shtet fqinj i Sirisë në të cilin momentalisht po ndodhin gjërat më të këqija. Kur merret parasysh afërsia e Halepit me kufirin e Turqisë, bëhet e qartë për çfarë flas. Turqia ka ndërmarrë përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi tre milionë refugjatëve dhe sërish është e gatshme të ndihmojë.”
Sulmet mbi civilët në Halep
Merkel tha se kryebashkiaku i Halepit në samit informoi për situatën e qytetarëve të këtij qyteti sirian, dhe theksoi se duhet ofruar ndihmë atyre që kanë arritur të dalin nga rajoni nën rrethim.
Kancelarja gjermane e cila deklaroi se për sulmet ndaj civilëve në Siri përveç forcave të regjimit ngarkohet edhe Rusia dhe Irani, tha se krimet doemos duhet të ndëshkohen dhe se nuk mund të fsheh se kjo pjesë e seancës në të cilën është biseduar për këtë temë ka qenë e mundimshme “meqë përballemi me diçka që do të jetë turpi i shekullit 21.”
Merkel në fund tha se nuk ka mungesë të vullnetit dhe të holla për të ndihmuar njerëzit dhe vlerësoi situatën në Halep si dështimit të OKB-së.