Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel tha se protestat e të rinjve për ambicie më të mëdha në mbrojtjen e klimës janë të justifikuara.
“Glasgou ka prodhuar tashmë një numër rezultatesh. Por, kjo është ende shumë ngadalë nga pikëpamja e të rinjve”, deklaroi Merkel për ”Deutsche Welle”.
Kancelarja theksoi se komuniteti ndërkombëtar është bërë tashmë më i shpejtë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e klimës, por theksoi se “asnjëherë më parë hendeku midis vlerësimeve shkencore dhe realitetit nuk është zgjeruar më tej”.
“Unë u them të rinjve se ata duhet të rrisin presionin. Dhe ne duhet të jemi më të shpejtë’’, theksoi ajo.
Intervista me ”Deutsche Welle” ishte një nga të fundit e Merkelit si kancelare, teksa ajo përgatitet të largohet nga posti 16 vjet pas zgjedhjeve të 26 shtatorit.
“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje përsëri vlerësimeve shkencore dhe kjo do të thotë t’i përmbahemi ngrohjes globale prej 1,5 gradë Celsius”, shtoi ajo.
Pas protestave masive në Glasgou dhe në mbarë botën gjatë fundjavës, samiti COP26 nis javën e tij të dytë dhe vendimtare. /atsh