Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Merkel: Siguria e Izraelit temë qendrore për çdo qeveri gjermane

Merkel: Siguria e Izraelit temë qendrore për çdo qeveri gjermane

Siguria e Izraelit do të jetë gjithmonë me rëndësi të veçantë, një temë përcaktuese e çdo qeverie gjermane, deklaroi të dielen kancelarja Angela Merkel, në një takim në Jeruzalem me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.

Kancelarja Angela Merkel, e cila që nga dita e shtunë është në Izrael në një vizitë lamtumire, në fund të mandatit të saj, duhej të vinte në vend gushtin e kaluar, por udhëtimi u anulua më vonë për shkak të situatës së krijuar me tërheqjen amerikane nga Afganistani.

Merkel u ftua nga Bennett për të marrë pjesë edhe në takimin e djeshëm të qeverisë izraelite.

“Ndonjëherë udhëheqësit krijojnë diferencën e madhe dhe unë mendoj se lidershipi juaj ka hedhur themelet për një angazhim të vazhdueshëm të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”, deklaroi Bennet. /atsh

Exit mobile version