Merkel shkon me pushime në kulm të fushatës elektorale

Kancelarja gjermane, Angela Merkel filloi sot pushimet, pikërisht kur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të shtatorit ka hyrë në fazën kritike.

Ajo po merr 10 ditë pushime per t’u ngjitur ne alpet mes Austrisë dhe Italisë, me bashkëshortin Joachim Sauer.

Pushimet e Merkelit këtë vit duket se do të jenë më të qeta sesa ato të vitit të kaluar, kur ajo sulmohej nga të katër anët, përfshirë ato nga brenda bllout të saj politik, pas vendimit për të hapur kufijtë e Gjermanisë dhe për të lejuar futjen në territorin gjerman të 890 000 refugjatëve.

Aktualisht, Merkel mbetet sërish politikania më popullore në Gjermani, sipas sondazhit të publikuar nga televizioni publik gjerman, ZDF.