Autoritetet gjermane do të mbulojnë të gjitha kostot e nevojshme për riparimet nga dëmet që shkaktuan në vend përmbytjet shkatërrimtare të korrikut.
Kancelarja Angela Merkel u rikthye në luginën më të goditur nga fatkeqësia natyrore, duke përsëritur premtimin për ndihmë të shpejtë.
“Ta dini, që nuk do t`ju harrojmë. Kur ishit këtu të rrethuar nga uji, kur iu desh të ngjiteshin nëpër çati e të prisnit ndihmën, ne vetëm mund ta marrim me mend se çfarë makthi keni kaluar. Është detyra jonë të bëjmë gjithë çfarë mundemi për t`iu ndihmuar”, tha Merkel.
Më shume se 180 vetë humbën jetën në Gjermani e qindra të jetë u plagosën në përmbytjet e 14 dhe 15 korrikut, të cilat morën jetë njerëzish edhe në Belgjikën fqinje. Reshjet e dendura të shiut i kthyen rrëkenjtë e vegjël të ujit në lumenj të vërtetë që morën përpara shtëpi, ura e makina.
Peshën më të madhe të shkatërrimeve e mbajti lugina e vogël Ahr, pranë Bonn-it. Shkencëtarët thanë së fundi se ngrohja globale i shtoi ndjeshëm gjasat që reshjet e rrëmbyera të shiut të shkaktonin përmbytje vdekjeprurëse në Europën Perëndimore. /tch