BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në lidhje me hyrjen e një kamioni në tregun e festave të fundvitit në Berlin, ngjarje e cila çoi në vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë, ka deklaruar: “Sipas gjendjes së deritanishme nuk mund të lëmë mënjanë mundësinë e një sulmi terrorist”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat në rezidencën e qeverisë federale gjermane, Merkel duke thënë se është shumë e mërzitur dhe e trishtuar për shkak të sulmit të ndodhur në sheshin Breidscheidplatz, shtoi: “Kjo është një ditë shumë e vështirë.”
Duke nënvizuar se në këtë sulm humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 40 të tjerë, Merkel në vijim të fjalës së saj e cilësoi sulmin si “tiran” dhe “të paimagjinueshëm”.
Policia gjermane: Sulmi në Berlin, rast i dyshuar terrorist
Në një deklaratë të publikuar të martën në Twitter, policia e Berlinit tha se hetimet janë në vazhdë e sipër dhe se rasti po trajtohet si rast i dyshuar terrorist.
“Hetuesit tanë dyshojnë se kamioni qëllimisht është dejtuar në turmën e tregut të Krishtlindjeve në Breitscheideplatz”, tha policia.