Kancelaria gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Athinën, në një lëvizje të fundit për të bindur Athinën që të përshpejtojë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë, por edhe për t’i dhënë një shtysë marrëdhenieve greko-gjermane, tashme që vendi doli prej programeve monitoruese të trojkës europiane.i
Duket se veç kësaj, kancelarja gjermane, i sjell edhe një paketë ndihme ekonomike për Athinën zyrtare, si shenje mbështetje për kryeministrin Aleksis Tsipras, tashmë që vendi është më pranë se kurrë një krize politike, mbas kërcënimeve të Panos Kamenos, partnerit të koalicionit qeverisës në vend, i cili ka një shumicë prej vetëm 151 votash në Parlamenin prej 300 deputetësh së Athinës, se do të largohet prej koalicionit, nëse kjo marrëveshje do të shkojë në Parlament në muajt në vazhdim.
Berlini kërkon që Athina dhe Shkupi të mbyllin marrëveshjen mes tyre, çka do t’i hapë rrugë integrimit euroatlantik të Maqedonisë, ndaj dhe mbërritja e Merkel në Athinë, konsiderohet si një mision pothuaj i pamundur, pasi largimi i Kamenos nga qeveria, mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, dhe sondazhet më tepër se kurrë, janë në favor të opozitës se Nea Dhimkratia, e cila ka deklaruar se vota e saj do të jetë kundër nëse ajo mbërrin në parlament në mesin e janarit.
Merkel do të mbërrijë në Athinë rreth orëve të pasdites, ku do të takojë krerët e shtetit, si dhe biznesmenë dhe krerët e korporatave vendase.
Për ruajtjen e sigurisë janë caktuar më shumë se 2000 policë, si dhe janë parashikuar masa ekstra sigurie, si mbyllje stacionesh te metrosë së Athinës, apo devijim të lëvizjes në qendrën e kryeqytetit helen.
Edhe ose policia nuk ka dhënë leje për tubime, grupimet ekstremiste të majta dhe të djathta, kanë vendosur që të protestojnë në zonën shumë pranë vend takimeve të kancelares gjermane me liderët politike dhe presidentin e vendit.
Top Channel