Ndërhyrja perëndimore në Afganistan, ku talebanët kanë rimarrë pushtetin, nuk ka qenë aq “frytdhënëse”, sesa shpresohej, pavarësisht goditjeve që nga viti 2001 kundër organizatës Al-Kaeda, tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën.
“Tashmë dihet se Al-Kaeda nuk mund të kryejë më sulme kundër SHBA-së nga Afganistani, siç bënë më 11 shtator 2001, por gjithçka që pasoi nuk ka qenë aq e suksesshme dhe nuk është kryer siç e kishim planifikuar”, vuri në dukje Merkel në një konferencë shtypi në Berlin.
“Duhen nxjerrë mësime nga ky operacion, që zgjati dy dekada. Gjithashtu, ne duhet të vendosim synime më modeste, mendoj, në këtë lloj misioni”, shtoi ajo.
Liderja gjermane pranoi se nuk priste që ofensiva e talebanëve të ishte kaq shpejt e suksesshme: “Ne e gjykuam gabim përparimin e trupave talebane”. /atsh