Menjëherë pas konferencës së presidentit Amerikan, Donald Trump, që kërcënoi me anullimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin kane reaguar shtete të përfshira në këtë akord.
“Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar marrin parasysh vendimin e Presidentit amerikan, por mbeten të përkushtuar për të respektuar marrëveshjen dhe për të promovuar zbatimin e plotë të saj nga të gjitha palët”-thuhet në një deklaratë të përbashkët të Kancelares Angela Merkel, Presidentit Emanuel Makron dhe kryeministres Tereza Mej.
Në dokumentin e shpërndarë nga kryeministria britanike theksohet se mbajtja e marrëveshjes është në interes kombëtar të Berlinit, Parisit dhe Londrës.