Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të mërkuren se do të largohet nga detyra, pas zgjedhjeve të shtatorit, me ndërgjegje të pastër.
“Unë mendoj se e kam bërë punën time dhe kushdo që nuk e ka kuptuar tani nuk do ta kuptojë atë në katër vitet e ardhshme”, tha Merkel në një ngjarje në teatrin Schauspielhaus, në Dusseldorf.
Merkel gjithashtu refuzoi të përshkruhet si “mbrojtësja e fundit e Perëndimit të lirë”, duke thënë se “dikush duhet të përmbahet nga ekzagjerimet”.
“Për fat të mirë, ka mjaft njerëz që ndihen të lidhur me demokracinë dhe, natyrisht, unë jam e lumtur për këtë”, shtoi ajo.
Gjermania do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 26 shtator dhe Merkel nuk do të qëndrojë për një mandat të pestë, ndërsa e ka udhëhequr vendin nga një krizë pas tjetrës gjatë qëndrimit të saj 16-vjeçar. /atsh