Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se Berlini mund të tërheqë trupat e saj nga Turqia, pas përkeqësimit të marrëdhënieve kohëve të fundit.
Paralajmërimi i fundit i Kancelares vjen pasi Turqia mohoi vizat për ligjvënësit gjermanë, të cilët donin të vizitonin trupat në bazën ajrore të Incirlik, që ndodhej pranë Adanës në jug të Turqisë.
“Do të vazhdojmë të bisedojmë me Turqinë, por paralelisht do të duhet të shqyrtojmë mënyra të tjera të përmbushjes së mandatit tonë”, tha Merkel në një konferencë shtypi të hënën.
“Kjo do të thotë të shikosh alternativat lidhur me trupat tona në İncirlik, dhe një alternativë ndër të tjera është Jordania”, tha ajo. Gjermania aktualisht ka një personel prej 250 personash të bazuar në Incirlik, e që e përdor si bazë për të nisur sulme ajrore kundër grupit terrorist ISIS, si pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë trazuar në muajt e fundit pasi Gjermania refuzoi kërkesën për viza tek një grup parlamentarësh turq në prag të referendumit të muajit të kaluar. /MESAZHI/