Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendet evropiane kanë mëkatuar në Afrikë në periudhën koloniale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në gazetën “Welt”, Merkel iu ka bërë thirrje anëtarëve të G20-ës që të bëjnë diçka urgjentisht për vendet e Afrikës.
Në një takim në selinë e Qeverisë së Gjermanisë me personat që ndihmojnë refugjatët e ardhur në Gjermani, duke vënë në dukje se në Afrikë janë hartuar kufijtë pa rregull duke mos parë rajonet e fiseve, Merkel është shprehur se “Kemi mëkatuar në Afrikë në periudhën koloniale.”