Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Evropa dhe Gjermania nuk mund të mbështeten më në SHBA-të e Donald Trumpit.
Duke folur në një ngjarje fushate në Bavari, ajo theksoi nevojën për marrëdhënie miqësore me SHBA-të, Britaninë dhe Rusinë, por shtoi se “evropianët duhet ta marrin fatin në duart e veta”.
Ajo tha se “koha kur mbështeteshim plotësisht te të tjerët ka kaluar”.
Komentet e saj erdhën pasi Presidenti Trump tha se kishte nevojë për më shumë kohë për të vendosur nëse SHBA do të vazhdonte mbështetjen e marrëveshjes së klimës në Paris, e cila i ka irrituar diplomatët evropianë.
Qëndrimi i tij e udhëhoqi Kancelaren gjerman për ti konsideruar bisedimet mbi ndryshimet klimatike si “të pakënaqshme”.
“Nuk ka indikacione nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Marrëveshjen e Parisit apo jo,” tha ajo.
Udhëheqësit e G7 vazhduan të fajësojnë SHBA-në për mos arritjen e një marrëveshjeje mbi ndryshimet klimatike, në një deklaratë jashtëzakonisht të sinqertë e cila thotë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në proces të rishikimit të politikave të tyre mbi ndryshimet klimatike dhe mbi Marrëveshjen e Parisit, prandaj uk janë në një pozitë për t’u bashkuar me konsensusin mbi këto tema.
Duke e kuptuar këtë proces, krerët e shteteve dhe qeverive të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian riafirmojnë angazhimin e tyre të fuqishëm për të zbatuar me shpejtësi Marrëveshjen e Parisit”, thuhet në deklaratë/ /MESAZHI/