Viti i ri shkollor ka filluar edhe për fëmijët e mërgimtarëve, dhe rrjetet sociale janë të mbushura me fotografi që shprehin emocionet e prindërve për fillimin e shkollës së fëmijëve.
Por një mërgimtar kosovar i cili jeton në Vienë të Austrisë, emocionet e tij i shprehu në një mënyrë të pazakontë.
Përmes një fotografie të postuar në Facebook, ai ka dëshmuar se si vajza e tij e cila shkon në një shkollë publike është përshëndetur nga posterë ku shiheshin përshëndetje islame – Selam Alejkum, si dhe xhami dhe mbishkrime në gjuhën arabe. Në pllakatën e përshëndetjes nuk mungonte dhe një fotografi nga Qabeja.
Janë të shumtë myslimanët që jetojnë në Austri. Islami është feja e dytë më e përhapur në Austri, e praktikuar nga 7% e popullsisë së përgjithshme sipas vlerësimeve të vitit 2014. Sipas po këtyre llogaritjeve, 13.5% e të gjithë të porsalindurve në vitin 2014, kishin njërin prind mysliman. /MESAZHI/