Mërgimtarët vazhdojnë të ndihmojnë familjet skamnore

Diaspora e Kosovës vazhdon të ndihmojë familjet skamnore.

Një gjë të tillë e ka bërë Driton Shala nga Prizreni me banim në Gjermani, i cili përmes shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ndihmoi 30 familje në gjendje të varfra në komunën e Ferizajt.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online se falë bashkatdhetarëve të tillë po arrijnë të ndihmojnë shumë familje skamnore në Kosovë.

Ai ka thënë se me donacionin e dhënë nga Driton Shala, kanë arritur të shpërndajnë gjëra ushqimore dhe higjienike për 30 familje të cilat përveçse jetojnë në kushte të rënda ekonomike, kanë edhe anëtarë të familjes të sëmurë.

“Po tashmë aksionet tona janë të përditshme dhe të zakonshme. Falë bamirësve, donatorëve të ndryshëm, por me theks të veçantë diasporës, ne po arrijmë t’u ndalim në ndihmë shumë familjeve të cilat me të vërtetë janë në gjendje të rëndë socio-ekonomike”, tha ai.

Kastrati edhe njëherë ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të shtrijnë dorën e mirësisë dhe t’iu dalin në ndihmë skamnorëve.

Ai falënderoi donatorët pa të cilët thotë se veprimtaria e tyre do të ishte e pamundur.

E kryefamiljarët që përfituan nga ky aksion u shprehën falënderues ndaj të gjithë atyre që nuk po hezitojnë dhe po ua zbusin sado pak gjendjen e rëndë.

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit