Mërgimtarët presin deri në një orë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit thuajse kanë filluar.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolonat mëngjesin e sotëm në Merdarë dhe Dheu i Bardhë zgjasin deri në 1 orë.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.