Për dallim prej pasardhësve, modeli që lansohet më 2019 do ta ketë grillin me shufra vertikale, të inspiruar nga kostumet klasike të burrave, që kanë vija teposhtë, transmeton Telegrafi.
Me gjerësi prej 3.36 metrash dhe gjatësi 5.46 metra, kjo makinë është për 25 centimetra më e madhe se e mëparshmja, gjë që ka ndikuar për më shumë hapësirë për këmbë, te udhëtarët që shfrytëzojnë pjesën e pasme.
Në enterierin e punuar me kujdes, ndodhen ulëset më luksoze të kompanisë Mercedes, si dhe një sistem shumë i sofistikuar i zërit.
Pjesa e jashtme është e lyer me ngjyrë që pamundëson kapjen e baltës apo rërës, ndërsa rrotat kanë tri lloje të ndryshme të disqeve të përjashtme.
Detaje të reja pritet të mësohen gjatë ditëve në vijim, pasi po afrohet prezantimin zyrtar.