Mercedes-Benz CLS i vitit 2003 i hapi rrugën makinave pa “çati” dhe tani, pothuajse 15 vjet më pas, ka nxjerrë një brez të ri të modelit pioner të tij.
Salloni i Los Angeles u zgjodh për prezantimin e modelit të ri, që, duke parë fotot e para, është një model estetik me më pak linja, tendencë që Mercedesi e ka bërë të qartë se do të jetë mbizotërues në modelet e ardhshme.
CLS 2018 do të kushtojë rreth 60 mijë euro dhe do të dalë në shitje në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Mendohet se kjo makinë, që do të ketë vend për 5 persona, do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4.8 sekonda, percjell Top Channel.
Sigurisht që ky mjet do të ketë edhe një paketë asistence, që do të përfshijë funksione të ngjashme me drejtimin automatik.