Mercedes-AMG C63S Coupe në version standard është një model goxha i fuqishëm, por kompania e njohur Brabus megjithatë ka përgatitur një paketë për modifikimin e tij, duke përfshirë edhe paketën për përforcimin e motorit të tij.
Sa i përket pamjes, Brabus për këtë model ofron mbrojtësin e përparmë me spoiler të ri, set pragjesh, mbrojtësin e pasmë me difuzer, spoiler të ri mbi bagazh (të gjitha të bëra nga fibra të karbonit), si dhe maska e përparme me logon “Brabus” e cila si opsion për zgjedhje mund të bëhet edhe ndriçuese.
Gjithashtu, në dispozicion janë edhe rrotat e reja nga alumini, disa elemente të reja për modifikimin e interierit (duke përfshirë pragjet me ndriçim, pedalet nga alumini, detajet tjera nga çeliku…), si dhe dy paketa për përforcimin e motorit V8 Bi-Turbo.
Paketa e parë përfshinë përforcimin e motorit në 600 kuajfuqi, ndërsa e dyta deri në 650 kuajfuqi.