Siguria në çmimet e energjisë elektrike mbetet ende një shqetësim për qytetarët në vend edhe për vitin e ardhshëm.
Po ashtu rritja e përgjithshme e çmimeve ka ndikuar çdo faktor të jetës së përditshme, ndaj mënyrat e zgjuara për të ulur kostot janë gjithnjë një zgjidhje e sigurtë.
Edhe pse në ditët e sotme mund të gjeni shumë paisje elektronike e sidomos ato elektroshtëpiake të afta për të kursyer energji, këtë mund ta arrini edhe me ndryshimin e zakoneve tuaja të përditshme, pa pasur nevojën e zëvendësimit të të gjithë paisjeve tuaja të vjetra.
Ndaj në kë artikull nga AgroWeb do t’ju njohim me disa sugjerime që mund të ndihmojnë në uljen e tarifës së faturës mujore të energjisë elektrike.
Hapni perdet në orët e ngrohta
Ka nga ata njerëz që preferojnë ambientet e errëta, megjithatë kjo nuk mund të jetë zgjedhja më e zgjuar për faturën tuaj të energjisë.
Nëse nuk i hapni asnjëherë perdet gjatë orëve të ngrohta të ditës për të lejuar diellin të deportojë brenda, dijeni se po shpenzoni energji.
Drita natyrale e diellit është një nga metodat më natyrale dhe pa asnjë kosto e ngohjes së shtëpisë tuaj.
Mbajini predet e hapura, e gjithashtu kujdesuni që xhamat e dritareve të jenë gjithmonë të pastra, për të lejuar kështu sa më shumë dritë dhe nxehtësi të hyjnë në shëpi gjatë ditës.
Më vonë, gjatë pasditës, këshillohet që t’i mbyllni perdet për të ruajtur ngohtësinë që morët në orët e mëparshme.
Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me më shumë ditë me diell gjatë vitit dhe mundësia e praktikimit të kësaj metode mund të jetë vërtetë efikase.
Riparoni dritaret dhe dyert
Nëse keni dyer dhe dritare të dëmtuara në shtëpi, është koha të merrni masa për to.
Mbushja e hapësirave të krijuara në kornizat e dyerve ose dritareve, apo zëvendësimi i dritareve dhe dyerve të vjetra, mund të përmirësojë izolimin e shtëpisë tuaj.
Edhe pse kjo mund të kushtojë dhe të kërkojë kohë, mbetet një mënyrë e mirë për të mos lejuar ajrin e ftohtë të futet brenda dhe të ngrohtin të dalë jashtë.
Por, nëse nuk keni mundësi për ta bërë këtë, një mënyrë interesante është duke vendosur peshqirë ose batanije të palosur përgjatë dritareve dhe fundeve të dyerve.
Gatuani me elektroshtëpiaket e vogla
Nëse tashmë zotëroni pajisje elektrike më të vogla si mikrovala, apo një tenxhere elektrike me presion, përdorini ato në vend të furrës.
Për shembull, ringrohja e ushqimit në mikrovalë dhe jo në furrën e sobës, ju kursen më tepër energji sepse ushqimi përgatitet në më pak kohë.
Përdoreni me mençuri ngrohësen
Ngrohësit në përgjithësi janë projektuar për të ngrohur njerëzit dhe jo hapësirën.
Ato punojnë në mënyrë më efikase në një ambient të vogël, dhe kur janë të vendosur në drejtim të një ose dy personave.
Prandaj këshilohet ta drejtoni ngrohësin nga vetja dhe të mbyllni dyert për të mbajtur ajrin e ngrohtë.
Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon të mos e përdorni me orare të zgjatura për shkak të kostos së lartë.
Shumë ngrohës sot janë të pajisur me kohëmatës në mënyrë që të fiken automatikisht, gjë që mund t’ju kursejë para dhe më e rëndësishmja, t’ju mbajë të sigurt.
Ulni temperaturën e ujit të ngrohtë
Ngrohësit e ujit shpesh vendosen në temeratura shumë të larta për ta nxehur atë shumë më shpejt, por ju e keni në dorë ta ndryshoni këtë gjë, duke e ulur temperaturën e tyre.
Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë të kurseni pak energji.
Mos u shqetësoni! Sepse ju ende do të keni ujë të nxehtë në rubinet, dhe nuk do të jetë nevoja të shpenzoni shumë për të.
Lani rrobat në ujë të ftohtë ose të ngrohtë
Kalimi nga uji i nxehtë në të ngrohtë, kur lani rrobat me lavatriçe, mund të përgjysmojë konsumin e energjisë.
Dhe për më tepër, uji i ftohtë ose i ngrohtë është gjithmonë më i miri për rrobat tuaja.
Edhe pse uji i nxehtë mund t’i pastrojë më mirë veshjet e ndotura, ai gjithashtu mund t’i prishë më shpejt ato.
Me shumë shtroja
Pavarësisht nga lloji i ngrohjes që përdorni, AgroWeb.org këshillon që të shtroni në shtrat më tepër pëluhura që do t’ju mbajnë ngrohtë edhe në ditët më të ftohta. Kështu nuk keni pse të mbani ndezur për orë të tëra ngrohësen.
Nëse gjatë gjumit këmbët tuaja janë gjithmonë të ftohta, çorapet e leshta ose ato prej pambuku, janë një tjetër mënyrë e shkëlqyer për tu ngrohur.
Mbani batanije dhe pulovra
Në fund të fundit mamatë dhe gjyshet kishin gjithmonë të drejtë kur na këshillonin të visheshim trashë edhe kur qëndronim në shtëpi.
Edhe një këshillë e fundit! Mos i lini më batanijet të qëndrojnë për vite të tëra në dollap, por mbani një të tillë pranë divanit tuaj.
Kështu mund të qëndroni më ngrohtë ndërsa shihni emisionin tuaj të preferuar.