Ballina Kuzhinë Mënyra e thjeshtë e ngrirjes së lakrës për ta tuajtur gjatë gjithë...

Mënyra e thjeshtë e ngrirjes së lakrës për ta tuajtur gjatë gjithë vitit

Lakra është një nga heronjtë e panjohur të kopshtit të perimeve.

Lakra ka nivele të larta të Vitaminave C dhe K, dhe një mori mineralesh të tjera, të cilat luftojnë sëmundjet. Ajo ka gjithashtu një përmbajtje të lartë të fibrave dhe kalori të pakta.

Lakra e ngrirë bën të mundur që kjo perime e pasur me lëndë ushqyese të jetë e disponueshme në tryezën tuaj përtej sezonit të rritjes.

Ajo çfarë duhet të bëni fillimisht për të ngrirë lakrën është pastrimi. Për këtë, në një enë me 3 litra ujë, ju duhet të shtoni 1 deri në 3 lugë gjelle kripë dhe ta zhysni lakrën për 30 minuta.

Pasi ta keni nxjerrë nga ena me ujë dhe kripë, ju duhet ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm dhe më pas të hiqni të gjitha gjethet që janë të vjetra ose verdha.

Priteni ose grijeni atë, në varësi të mënyrës që do ta përdorni më pas në gatimet tuaja.

Pjesët e prera vendosini mbi një letër kuzhine dhe lërini në ngrirje për 12- 24 orë.

Pasi të kenë ngrirë vendosini ato në qese duke u munduar të hiqni sa më shumë ajër.

Para ngrirjes, ju mund ta ndani dhe të vendosni lakrën në pako individuale, për t’i përdorur më pas sipas nevojës.

Mos harroni të hiqni sa më shumë ajër të jetë e mundur para se të mbyllni qeset. Paisjet që largojnë arjin do të bënin një punë mjaft të mirë në këtë rast.

Për një ngrirje më efikase, është mirë që këto pako të mos mbështillen disa herë.

Dhe për të pasur një cilësi sa më të mirë, përdoreni lakrën e ngrirë brenda 9 deri në 14 muaj.

Exit mobile version