Të “paketosh” rrobat e verës, do të thotë të lësh më shumë hapësirë për pulovrat e xhaketat që vishen në vjeshtë/dimër. Por, të gjitha ne duam që kur t’i rihapim sirtarët t’i gjejmë rrobat dhe fustanet verore në formë për t’i veshur sërish. Ja cfarë duhet të bëni, që rrobat të qëndrojnë në kushtë të mira për muajt në vijim….
Sigurohuni që rrobat të jenë të pastra
Përpara se të lironi hapësirën në dollapin tuaj, duke larguar rrobat e verës, grupojini rrobat sipas ngjyrave dhe vendosini në një proces larjeje të plotë në lavatriçe. Për rrobat e lehta verore ku mbizotërojnë ngjyrat e çelëta dhe të bardhat rekomandojmë detergjentët e lëngshëm Deka Color dhe Deka White. Sigurohuni që pas larjes të gjitha rrobat janë tharë mirë përpara sesa t’i paketoni. Nëse rrobat nuk janë komplet të pastra përpara se sa t’i mbyllni nëpër kuti apo valixhe, rritet rreziku i molëve apo fluturave që do t’i gërryejnë dhe do t’i dëmtojnë rrobat tuaja.
Hiqni dorë nga hekurosja
Sado tunduese të duket, rrobat që do të paketohen e do të mbyllen për një kohë të gjatë, nuk duhet të hekurosen. Kjo mund të dëmtojë fibrat tekstile dhe rrobat mund të grisen gjatë rrudhosjes.
Gjeni kutitë e duhura
Në vend që të zgjidhni kuti prej kartoni ose letre, zgjidhja më e mirë për të paketuar rrobat e verës që do të rrinë gjatë pa u përdorur, janë kutitë plastike. Plastika është rezistente ndaj ujit dhe mbron nga depërtimi i insekteve. Kutitë prej kartoni apo prej druri përmbajnëlëndë kimike që mund të transferohen në rroba dhe t’i dëmtojnë ato. Gjithashtu, ngjitësi që lidh pjesët e kartonit është një material, i cili tërheq shumë insekte.Sigurohuni që kutitë plastike të kenë vrima të vogla për qarkullimin e ajrit, sepse disa materiale kanë nevojë gjatë gjithë kohës për ajrosje.
Ruani temperaturën të freskët
Vendosini kutitë në një vend të freskët, pa lagështirë, që të mos ketë kontakt me tokën dhe as me dritën e diellit.
Qëndrojuni larg materialeve të drunjta
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të rrobave me materiale të drunjta, sepse druri përmban acide, të cilat pas një periudhe të gjatë kohe i dëmtojnë fibrat tekstile.
Tregoni kujdes të veçantë për copat speciale
Disa rroba që mbahen për raste të vecanta, duhet të vendosen në mbështjellëse specifike prej letre, që nuk ka përmbajtje acidesh, në mënyrë që të parandalohen rrudhat dhe dëmtimi i rrobave.
Mendoni në afatgjatë
Për rroba që mbeten të mbyllura për një kohë të gjatë, si p.sh. fustanet e nusërisë, opsioni më i mirë janë disa kuti/mbështjellëse specifike që nuk përmbajnë elemente acide. Ju këshillojmë që këto lloj veshjesh t’i nxirrni jashtë të paktën një herë në vit, për ajrosje dhe më pas t’i palosni sipas prerjes e t’i paketoni sërish. Në këtë mënyrë, parandaloni dëmtime serioze që mund t’u ndodhin rrobave të palosura për një kohë të gjatë. /revistaclass.al/