Përzgjedhja e recetave është bërë nga dietologë dhe kuzhinierë mjaft të aftë. Ato janë të bollshme dhe të mjaftueshme për personat të cilët përveç një rëgjimi shpirtëror do mbajnë dhe regjim fizik përgjatë këtij Muaji të Shenjtë. Me shpresën se recetat e sjella do pëlqehen nga ju më poshtë do ju prezantojmë pjata me shije të veçanta, kryesisht aziatike.
Menuja e ditës së tretë përfshin: supë me makarona të kaverdisura, patëllxhanë të mbushur furre (karniyarik), pilaf bollgur, sallata e çobanit, ëmbëlsirë turke me miell bollguri.
-Supë me makarona të kaverdisura
Përbërësit:
1 gotë uji me makarona fije
1 lugë gjelle gjalpë
5 gota ujë të nxehtë
Kripë
Piper i zi
Për kremin shtesë
1 e verdhe veze
2 lugë gjelle kos
Përgatitja:
Në një tenxhere të mesme shkrijmë gjalpin dhe pastaj i shtojmë makaronat. I kaurdisim ato deri sa të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtojmë ujin dhe e lejmë derisa të ziejë. Pasi uji ka arritur vlimin minimizojmë nxehtësinë e sobës dhe e lemë 10 minuta të tjera.
Në një enë tjetër nisim përgatitjen e masës së kremit. Përziejmë mirë të verdhën e vezës me kosin dhe më pas ja shtojmë supës që është në tenxhere duke i përzier ngadalë në mënyrë që të krijohet një masë sa më e njëtrajtshme. Shtojmë kripën dhe piperin e zi dhe e lëmë në nxehtësi shumë të ulët që të ziejë dhe pak.
Patëllxhanë të mbushur furre
Përbërësit:
350 gr mish i grirë
7 patilxhanë të vegjël
1 lugë çaji salcë domate
Gjysmë gote çaji vaj ulliri
1 kokërr qepë
1 spec jeshil
1 kokërr domate
2 thelpinj hudhër
Kripë, piper
Vaj luledielli për skuqjen
Përgatitja:
Në një tenxhere të thëllë me vaj skuqim patëllxhanët nga të dyja anët dhe më pas sigurohemi që i kemi hequr vajin e tepërt.
Më pas një një tigan të lyer mirë me vaj ulliri shtrojmë qepën dhe hudhrën e grirë imët dhe i skuqim për 2 minuta. Më pas shtojmë dhe mishin e grirë dhe e përziejmë për rreth 5 minuta në mënyrë që mishi të marrë skuqjen e duhur. Më pas domatet e prera në kubikë ia shtojmë gjellës dhe vazhdojmë me përzierjen. Në fund të këtij procesi shtojmë salcën, kripën dhe piperin dhe i përziejme për 2 minuta.
Në një tepsi që do e përdorni për furrën vendosni pattlixhanët të cilët i vizoni me thikë dhe i hapni mesin në mënyrë që të realizohet dhe mbushja më gjellën që skuqëm në tigan. Si salcë që do i hidhet sipër patëllxhanëve do përdorni një lugë salcë domate të shkrirë me një gotë uji dhe një lugë vaj ulliri. Me këtë salcë mbuloni patëllxhanët e rradhitur në tepsi.
Piqet në furrë me 180 gradë përreth 20 minuta.
Pilaf Bollgur:
Përbërësit:
1 gotë uji oriz bollgur
½ gotë uji me salsë domate
1 lugë gjelle gjalpë
1,5 gota me ujë të nxehtë
1 kokërr qepë
Kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere të mësme shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë imët përreth 1 minutë.
Më pas i shtojmë salcën dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë bollgurin dhe i përziejmë të gjitha bashkë për pak minuta. Më pas shtojmë ujin dhe kripen. Mbyllni kapakun e tenxheres dhe lëreni derisa të thithë të gjithë lëngun.
Pastaj mes kapakut dhe tenxheres vendosni një peshqir i cili do thithë githë avullin dhe kështu lëreni për 15 minuta. Kjo pjatë mund të shërbehet e nxehtë.
Sallatë çobani
Përbërësit:
1 domate e madhe
3-4 kastravecë të vegjël
4-5 speca të vegjël sallate
1 kokërr qepë e bardhëose qepë e kuqe
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Lëng limoni
Përgatitja:
Domatet, kastravecat, qepën dhe specat i presim në kubikë dhe i vendosim në një enë. Më pas në një filxhan të vogël përziejmë kripën limonin dhe vajin e ullirit dhe hidhjani përsipër perimeve të prera. Përziejini mirë dhe i këni gati për servirje.
Ëmbëlsirë me miell bollguri
Përbërësit:
500 gr miell bollguri
Gjysmë gote miell gruri
1 filxhan sheqer
1.5 gota kos të holluar
1 luge ose 5-6 pika lëng limoni
1 lugë çaji vanilje
Për siprinën: Kikirik ose bajame
Përbërësit për shërbetin:
4 gota sheqer
3.5 gota ujë
Lëng limoni
1 luge kripë .
Përgatitja:
Marrim bollgurin dhe e përziejmë në një enë me sheqerin dhe sheqer vaniljen. Në te hedhim pikat e limonit dhe 1 lugë çajit sodë buke. Pastaj masës i shtojmë pjesën ujore 1.5 gota me kos dhe e përziejmë përafërsisht 2 minuta. E vendosim në një tepsi katrore duke e drejtuar me spatul kuzhine dhe sipër vendosim bajame në mënyrë të rregullt duke e prerë në katrorë. E pjekim ngadalë për 1 orë ne temperaturë 170 grad. Pasi fillon të skuqet e reduktojmë nxehtësinë. Në anën tjetër përgatisim shërbetin.
Shërbetin ziejeni për 30 minuta dhe më pas hidhjani ëmbëlsirës të nxehtë. Është e nevojshme që ëmbëlsira e shërbetosur të qëndrojë në furrë të fikur përreth 6 orë që të përthithet i gjithë shërbeti sa më mirë.
Ju bëftë mirë!
©Frekuenca.com