Menuja për ditën e shtatë të Ramazanit (FOTO+ RECETA)

Përzgjedhja e recetave është bërë nga dietologë dhe kuzhinier mjaft të aftë. Ato janë të bollshme dhe të mjaftueshme për personat të cilët përvec një rëgjimi shpirtëror do  mbajnë dhe rregjim fizik përgjatë këtij Muaji të Shenjtë. Me shpresën se recetat e sjella do pëlqehen nga ju më poshtë do ju prezantojmë pjata me shije të vecanta, kryesisht aziatike.

Menuja e ditës së shtatë të Ramazanit përbëhet nga 5 pjata.

-Supë me kunguj dhe karrotë

-Perime furrë me qofte

-Pilaf me qiqra

-Speca me kos

-Ëmbëlsirë me biskota

-Supë me kunguj dhe karrotë

Përbërësit:

2 kunguj të mesëm

1 karrotë të mesme

1 thalb hudhër

1 luge gjelle gjalpë

2 lugë gjelle miell

1 gotë uji qumësht

4 gota me ujë të nxehtë

1 dorë kopër

Kripë

Piper i zi

Përgatitja:

Në një enë kaloni në rende kungullin dhe karrotën. Në një tigan të madh hidhni 1 lugë gjelle vaj ulliri, perimet e rendura dhe hudhrën e grirë në rende. Përziejini derisa perimet të zbuten.

Nga ana tjetër, në një tenxhere të thellë shkrini gjalpin dhe shtojini miellin. Përziejini për 1 minutë.  Më pas shtoni një gotë qumësht dhe përziejini me tel pastiçerie. Më pas shtoni ngadalë ujin e nxehtë dhe rregulloni trashësinë e supës. Pasi fillon valimi hidhni perimet e zbutura dhe përziejini mirë.

Në fund shtoni kripën dhe piperin dhe lereni supën të ziejë edhe 5 minuta të tjera.

-Perime furrë me qofte

Kjo pjatë ka një veçanti pasi perimet nuk hidhen pa rend, por rreshtohen një e nga një çka i lejon ato të piqen mirë nga të dyja anët.

Përbërësit për qoftet:

500 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

1 kokërr vezë

1 dorë majdanoz

2 lugë gjelle galetë

Kripë, piper i zi

Përbërësit për perimet:

1 patëllxhan

2 kunguj të vegjël

2 patate të mesme

2 domate të mesme

2 speca jeshil

Përbërësit për salcën:

1 lugë gjelle salcë domatesh

3 lugë gjelle vaj ullliri

Kripë

Përgatitja:

Qoftet:

Në një enë të thellë vendosni mishin e grirë dhe sipëri shtoni dhe qepën e kaluar më parë në rende, majdanozin e grirë imët, galetën, kripën, piperin. Mbruani (përpunojeni)mirë këtë përzierje dhe pastaj lëreni të pushojë.

Nga ana tjetër, patëllxhanin dhe kungujt i qëroni. Të gjitha perimet, kungujt, patëllxhanin, domatet, specat i prini në feta të holla rrumbullake ( në mënyrë që të bëhet rënditja një e nga një në mënyrë vertikale)

Edhe qofteve i jepni po të njëjtën formë si perimeve. I rreshtoni ato një e nga një duke i alternuar, në një tepsi rrumbullake. Në hapësirat e ngelura do vendosni domatet dhe specat.

Pastaj, për salcën; në një enë hedhim salcën e domateve, më shumë se një gotë me ujë, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kripë. Pasi i këni përzier mirë shtojani sipër perimeve me qofte. Tepsinë mbulojeni me letër alumini dhe piqeni në temperaturë 190 gradë përreth 40-45 minuta. Pas kësaj periudhe hiqeni letrën e aluminit dhe vazhdoni pjekjen dhe përreth 30 minuta të tjera.

-Pilaf me qiqra

Përbërësit:

1 gotë uji bollgur ( që përdoret për pilaf)

½ gotë uji qiqra të ziera

1 koërr qepë e vogël

1 thalb hudhër

5 lugë gjelle pure domatesh

1,5 lugë gjelle gjalpë

2 gota me ujë të nxehtë

1 kub sheqer

Kripë

Përgatitja:

Grini mirë qepën dhe hudhrën dhe më pas hidhini në një tigan në të cilin është shkrirë gjalpi. Skuqini përreth 1-2 minuta.

Më pas shtoni purenë e domateve dhe kaurdisini për 1 minutë. Shtoni qiqrat dhe bollgurin, kripën dhe kub sheqerin. Pasi i keni kaurdisur të gjitha për 2 minuta shtoni ujin dhe ziejini derisa pilafi të thithë të gjithë lëngun. Pasi e hiqni nga zjarri mes kapakut dhe tenxheres vendosni një peshqir kuzhine përreth 15 minuta dhe më pas mund ta servirni.

Speca me kos

Përbërësit:

3 speca të kuq

1 tas kos

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 dorë kopër

Kripë

Përgatitja:

Pasi i keni dhënë një valë specave (mos i lini të zbuten shumë) hiqini lëkurën dhe pritini në shirita. Gjithashtu mblidhini ato në formë roleje.

Nga ana tjetër në një enë përzieni gjithë përbërësit e tjerë dhe masën e përftuar ia hidhni sipër specave të rreshtuar në pjatancë për servirje.

Vajin e ullirit dhe koprën mund t’ia hidhni sipër si dekor.

Ëmbëlsirë me biskota

Përbërësit:

1 litër qumësht

12 lugë sheqer

8 lugë gjelle miell bollguri

12 biskota me kakao

1 pako vanilje

Përbërësit për siprinën:

½ pako me çokollatë pluhur

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë hidhni qumështin, sheqerin dhe miellin e bollgurit. Pasi e keni përzier vazhdimisht dhe është trashur hiqeni nga soba.

Pasi vaket i shtoni dhe vaniljen.

Nga ana tjetër një tepsi katrore sprucojeni me ujë të ftohtë. Pasi hidhni gjysmën e muhalebisë së pregatitur në tepsi e hapni njëtrajtësisht. Më pas shtroni njëra pas tjetrës biskotat. Pjesën e mbetur të muhalebisë ja shtroni përsipër. Pasi është ftohur në temperaturë ambienti vendoseni në frigorifer përreth 3-4 orë. Para servirjes i shtoni sipër çokollatën pluhur. Sipas dëshirës mund të bëni disa shtresa të alternuara me muhalebi dhe biskota.

Ju bëftë mirë!

©Frekuenca.com