Përzgjedhja e recetave është bërë nga dietologë dhe kuzhinier mjaft të aftë. Ato janë të bollshme dhe të mjaftueshme për personat të cilët përvec një rëgjimi shpirtëror do mbajnë dhe rregjim fizik përgjatë këtij Muaji të Shenjtë. Me shpresën se recetat e sjella do pëlqehen nga ju më poshtë do ju prezantojmë pjata me shije të vecanta, kryesisht aziatike.
Menuja e ditës së pestë të Ramazanit do përmbajë:
-Supë me qiqra
-Patëllxhan furre me bizele dhe mish
-Xaxiq
-Ëmbëlsirë turke “Pasta e nuses”
-Supë me qiqra
Përbërësit:
1 gotë qiqra të ziera
2 lugë gjëllë oriz
1,5 gota uji kos i holluar
1 lugë gjelle miell
Lëng i ½ së limonit
5-6 gota me ujë
Përbërësit për mishin:
200 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
Kripë, piper
2 lugë caji nenexhik i grirë
2,5 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë hedhim orizin e larë. Sipër i shtojmë dhe një gotë ujë dhe e lemë derisa orizi të zbutet.
Në një enë tjetër hedhim mishin e grirë dhe i shtojmë qepën e grirë imët, kripën dhe piperin. E mbruajmë mirë derisa të marrë një formë kompakte. Pastaj me dorë krijojmë toptha të vegjël në madhësinë e qiqrave.
Pas orizit që është zbutur shtojmë në tënxhere dhe 4 gota të tjera me ujë dhe qiqrat gjysëm të ziera. I lemë në zjarr derisa të valojë.
Në një enë të thellë hedhim kosin dhe i shtojmë miellin, limonin dhe pakëz ujë dhe i përziejmë. Më pas kësaj përbërjeje i shtojmë një garuzhde nga uji i supës që po vaalon dhe e lëmë të ftohet. Këtë përzierje e shtoni në tenxheren që valon. I shtoni kripën dhe e leni dhe për disa minuta të tjëra në zjarr.
Në një tigan shkrini gjalpin dhe skuqni mishin derisa të marrin ngjyrë. Sipër tyre shtoni dhe nenexhikun për aromë.
Në pjatancë hidhni supën dhe sipër saj mishin e skuqur. A
-Patëllxhan furre me bizele dhe kebab
Përbërësit:
2 patëllxhana të mëdhenj
300 gr mish i grirë në kubik dhe i skuqur
1 domate e madhe
1 spec jeshil
6 lugë bizele të skuqura
1 lugë caji salcë domate
½ lugë gjelle gjalpë
1 thalb hudhër
Përgatitja:
Patëllxhanat grijini në kubikë të vegjël dhe skuqini ato mirë në vaj. Nga ana tjetër domaten dhe specin pritini në formë rrethore. Ndërsa hudhrën në rende.
Në një tepsi të thellë me përmasa të mesme, shtroni patëllxhanët e skuqur dhe vendosini siper perimet e tjera të grira. Më pas mishin e skuqur, e shtrojmë mbi perime. Së fundmi shtrojmë bizelet.
Më pas në një tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë salcën e domateve. E skuqim përreth 10 sekonda dhe i shtojmë një gotë ujë dhe kripë. Pasi i kemi përzier mirë ia hedhim sipër perimeve në tepsi. Pjekja do bëhet në furrë me 180 gradë për 25-30 minuta.
-Xaxiq
Përbërësit:
4 kastravecë të vegjël
6 lugë gjelle kos
1 gotë ujë i ftohtë
1 thalb hudhër
Kripë
Nenexhik i tharë
Përgatitja:
Kastracevat e vegjël pasi i kemi larë i kalojmë në rende.
Në një tas të thellë hedhim kosin dhe ujin dhe i përzijmë mirë. Më pas shtojmë kastravecat dhe hudhrën. Në fund i shtojmë kripën dhe e përziejmë mirë. Sipas deshirës mund t’i shtohet dhe vaj ulliri.