Ballina Kuzhinë Menuja për ditën e gjashtë të Ramazanit (FOTO+RECETA)

Menuja për ditën e gjashtë të Ramazanit (FOTO+RECETA)

Përzgjedhja e recetave është bërë nga dietologë dhe kuzhinier mjaft të aftë. Ato janë të bollshme dhe të mjaftueshme për personat të cilët përvec një rëgjimi shpirtëror do mbajnë dhe rregjim fizik përgjatë këtij Muaji të Shenjtë. Me shpresën se recetat e sjella do pëlqehen nga ju më poshtë do ju prezantojmë pjata me shije të vecanta, kryesisht aziatike.

Menuja e ditës së gjashtë të Ramazanit përbëhet nga 5 pjata.

-Supë Domate

-Kebab “Sulltani” ( recetë me mish)

-Pilaf

-Dhallë i shkumëzuar

– Ëmbëlsira “Kemalpasha” me muhalebi

Supë domate

Përbërësit:

2 gota uji pure të gatshme domatesh

1 gotë çaji makarona elbore

1 lugë gjelle gjalpë

1,5 lugë gjelle miell

4 gota me ujë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tënxhere të thellë shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin përrëth 1 minutë.

Më pas shtoni purenë e domateve dhe e përziejmë mirë që të mos krijohen si toptha të vegjël. Pasi e keni përzier e lini të valojë.

Lëngut që valon i shtoni makaronat, kripën dhe piperin e zi dhe e lini të ziejë prapë derisa makaronat të zbuten.

-Kebab “Sulltani” ( recetë me mish)

Përbërësit:

1 jufkë

500 gr mish i grirë në kubikë

1 gotë çaji bizele

2 patëllxhanë të mesëm

1 lugë gjelle salcë specash

1 kokërr qepë

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper i zi

Përbërësit për beshamelin:

1 lugë gjelle miell

1 luge gjelle gjalpë

1 gotë uji qumësht

Për siprinën:

Djath kaçkavall

Përgatitja:

Mishin e prerë në kubikë hidheni në një tëxhere dhe kaurdiseni derisa të shterojë lëngu që mishi lëshon. Më pas sipër saj shtoni qepët e prera hollë dhe gjalpin,  skuqini bashkë për 2 minuta. Shtoni salcën e specave dhe lëreni për 1 minutë më shumë në zjarr.

Nga ana tjetër, patëllxhanët ndajini në kuba të vegjël dhe skuqini mirë me vaj.

Më pas shtoni patëllxhanët dhe bizelet tek tenxherja me mishin. Në fund të procesit shtojmë kripën dhe piperin. Më pas i hiqni nga soba.

Jufkën e ndani në 4 pjesë të barabarta dhe e mbushni me gjellën e përgatitur më lart. Këtë proces mund të realizoni me anë të një tasi të vogël në të cilin shtroni jufkën. Mbyllni cepat e saj me kujdes dhe më pas tasin e kthëni mbrapsht.

Sipër jufkave të mbushura me gjellë shtojmë beshamelin dhe i vendosim në furrë me 200 gradë derisa të marrë pak ngyrë beshameli. Në përfundim të procesit i shtojmë djathin kaçkavall dhe po në nxehtësi e lëmë derisa të shkrihet djathi.

Pilaf

Përbërësit:

½ gotë uji oriz

½ gotë uji bollgur

1 lugë gjelle gjalpë

1,5 gota ujë i nxehtë

1 kub sheqer

Kripë

Përgatitja:

Lajmë orizin dhe bullgurin veç e veç dhe i kullojmë ujin. Më pas shkrini gjalpin në një tenxhere.

Hidhni orizin dhe dhe kaurdisini mirë për 2-3 minuta. Më pas shtoni bollgurin. Shtoni kripën dhe sheqerin dhe vazhdoni përsëri me përzierjen. Shtoni ujin dhe lëreni derisa të shterojë uji.

Pasi e keni hequr nga soba mes kapakut dhe tenxheres vendosni një peshqir përreth 15 minuta dhe më pas pilafin e keni gati për servirje.

Dhallë i shkumëzuar

Përbërësit:

10 lugë gjelle kos

3 gota ujë i ftohtë

½ gotë uji qumësht

Kripë

Përgatitja:

Kosin e vendosim në mikser. Shtojmë ujin dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë qumështin dhe kripën. Përziejeni derisa të shkumëzohet. Nëse ky proces realizohet me blender dhalli do ketë më shumë shkumë.

– Ëmbëlsira “Kemalpasha” me muhalebi

Përbërësit:

1 pako me ëmbëlsirë “kemalpasha”

3,5 gota ujë

3,5 gota uji sheqer

Përbërësit për muhalebinë:

1 litër qumësht

1,5 gota uji sheqer

3 lugë gjelle niseshte

2 lugë gjelle miell

1 pako vanilje

Përgatitja:

Si fillim përgatisni shërbetin për ëmbëlsirën “kemalpasha”.

Ujin dhe sheqerin i përzijemë derisa të shkrihet ky i fundit dhe presim të valojë uji. Më pas në shërbet hidhni gjithë pakon me ëmbëlsirën “kemalpasha” ( pra ëmbëlsira blihet e gatshme).  I lini ato të zihen në shërbet. Pasi janë ngopur me shërbet i nxirrni nga tenxherja dhe i lini të ftohen. Më pas duke i shtypur lehtë hiqini shërbetin e tepërt.

Nga ana tjetër për muhalebinë; në një tenxhere hidhni qumështin dhe sheqerin, miellin, dhe nisështenë. Përziejini mirë që të mos krijohen toptha. Sapo të krijohet një masë e trashë hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet pak. Pasi ftohet i shtoni dhe vaniljen.

Ëmbëlsirat “kemalpasha” i shtrojmë në tepsi dhe sipër i hedhim muhalebinë. Ëmbelsirën lëreni në frigorifer përrëth 4-5 orë.

Ju bëftë mirë!

 ©Frekuenca.com

 

Exit mobile version