Menuja e ditës së dhjetë të Ramazanit (Foto, receta)

Përzgjedhja e recetave është bërë nga dietologë dhe kuzhinier mjaft të aftë. Ato janë të bollshme dhe të mjaftueshme për personat të cilët përveç një regjimi shpirtëror do mbajnë dhe regjim fizik përgjatë këtij Muaji të Shenjtë. Me shpresën se recetat e sjella do pëlqehen nga ju më poshtë do ju prezantojmë pjata me shije të veçanta, kryesisht aziatike.

Menuja e ditës së dhjetë të Ramazanit përbëhet nga 5 pjata.

Supë me grurë

Krep me mish pule

Pilaf me garniturë

Sallatë me perime të ziera

Tiramisu

Supë me grurë

Përbërësit:

1 gotë uji grurë për ashure

1 gotë uji qiqra të gatshme

1 e verdhë veze

1 lugë gjelle miell

1,5 gota uji kos

6 gota uji lëng pule ose lëng mishi

Kripë

Për siprinën:

1 lugë gjelle gjalpë

1 lugë çaji nenexhik i tharë

Përgatitja:

Në fakt përgatitja e kësaj pjate nis një natë para, pasi, misri duhet lënë në ujë gjatë natës në mënyrë që të zbutet.

Në një tenxhere të thellë hidhni 6 -7 gota lëng pule ose mishi. Lëreni të valojë dhe më pas shtoni grurin. Kur gruri të jetë fryrë, pra zier mirë, shtoni qiqrat.

Ndërkaq në një enë tjetër përgatisni kremin. Përzieni kosin dhe vezën në një tas dhe shtojini një garuzhde nga lëngu i supës. Më pas këtë përzierje hidheni ngadalë në tenexheren që po valon. Lëreni të ziejë derisa të krijohet një masë kompakte. Pasi e hiqni nga zjarri shtoni kripën.

Për dekor mund të shtoni dhe nenexhikun e kaurdisur në gjalp.

Krep me mish pule

Përbërësit:

650 gr gjoks pule i prerë në kubikë

400 gr  kërpurdha

1 kokërr qepë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Për brumin e krepit:

1 gotë uji miell

1 gotë uji qumësht

2 kokrra vezë

1 gotë çaji vaj luledielli

Për beshamelin:

2 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle miell

2 gota uji qumësht

Kripë

Piper i zi

Djath kaçkavall i grirë

Përgatitja:

Si fillim përgatisni brumin e krepit; në një tas të thellë hidhni vezët, qumështin, vajin, kripën dhe përziejini mirë. Më pas shtoni miellin dhe sigurohuni që brumi të mos jetë shumë i trashë. Më pas piqeni në tavën e posaçme për krep.

Nga ana tjetër në një tigan shkrini gjalpin dhe kaurdisni qepën e grirë imët. Më pas shtoni mishin e pulës. Grini në copa të vogla kërpurdhat dhe hidhini në tigan bashkë më përbërësit e tjerë dhe vazhdoni me kaurdisjen përreth 5 minuta të tjera. Në fund shtoni kripën dhe piperin e zi.

Ndërsa për përgatitjen e beshamelit; në një tenxhere të vogël shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Kaurdiseni përreth 2 minuta dhe më pas shtoni qumështin ngadalë në mënyrë që të mos krijohen toptha. Ziejeni rreth 2-3 minuta. Në fund shtoni kripën dhe piperin.

Krepat e pregatitura (5-6 krepa) shtrojini në enë dhe mbushini më gjellë. Mbyllni mirë cepat dhe kthejini mbrapsht ( pra ana e cepave të mbyllur të qëndrojë poshtë). Këtë procedurë ndiqni me gjithë krepat dhe më pas shtrojini në tepsi. Sipër shtoni beshamelin dhe djathin kaçkavall. Pjekja do bëhet në furrë me 180 gradë përreth 15 minuta.

Pilaf me garniturë:

Përbërësit:

1 gotë uji oriz për pilaf

1 kavanoz garniturë

1,5 lugë gjelle gjalpë

2 gota me ujë të nxehtë

1 kub sheqer

Kripë

Përgatitja:

Orizin pasi e keni larë lëreni në ujë përreth 15 minuta. Hapni kavanozin e garniturës dhe kalojeni në kullesë. Shpërlani kripën që mund të ketë dhe kullojeni mirë.

Në një tenxhere të thellë shkrini gjalpin dhe më pas shtoni orizin (e kulluar), sheqerin, kripën. Kaurdiseni përreth 2-3 minuta. Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe mbyllni kapakun derisa orizi të jetë pothuajse i zier plotësisht. Shtoni garniturën dhe lëreni dhe disa minuta të tjera derisa të shterrojë lëngu.

Mes kapakut dhe tenxheres vendosni një peshqir dhe lerëni përreth 15 minuta që të përthithet avulli. Pjatën e keni gati për servirje.

Sallatë me perime të ziera

Përbërësit:
400 gr domate
400 gr kunguj
600 gr patate
300 gr majonezë
4 vezë të ziera
Uthull
Majdanoz
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Fillimisht qëroni patatet dhe vërini në një tenxhere me ujë dhe pak kripë. Zieni gjithashtu për disa minuta kungujt dhe domatet.
Largojini nga zjarri, kullojini me anë të një kullese dhe prejini në copa mesatare.
Vendosini perimet sëbashku me vezët e ziera të prera në një pjatë për servirje dhe rregullojini me pak kripë, uthull dhe piper të zi.
Në fund, shtoni edhe majonezën dhe majdanozin e copëtuar dhe sallata është gati për t’u shërbyer.

Tiramisu

Përbërësit për 8 persona:

400gr biskota të gjata savoiardi

500gr maskarpone

6 vezë

130 gr sheqer

pak kakao

3 filxhana kafe ekspres për të lagur biskotat

Përgatitja:

Së pari merrni vezët dhe ndani të bardhat e tyre.  Në një enë përziejini mirë me mikser derisa të bëhen kremoze. Pasi janë gati të bardhat e vezëve filloni me të verdhat. Rrahini me mikser dhe ngadalë shtoni dhe sheqerin.

Tëk vezët e bardha shtoni maskarponen dhe përziejini me një lugë druri. Pas kësaj përzierje shtoni dhe të verdhat e vezëve në po të njëjtën enë dhe kështu këni gati kremin për tiramisu.

Në një tepsi xhami katrore filloni me shtrimin e biskotave të lagura me kafe dhe sipër i hidhni një shtresë krem dhe kakao. Kështu veproni me të gjitha biskotat.

Për dekor në vend të kakaos mund të hidhet dhe çokollatë  e grirë në rende ose ndonjë frut sipas dëshirës. /Frekuenca/