Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mëngjes tragjik në Gazën jugore: Fëmijët e familjes Abu Taima përcillen për...

Mëngjes tragjik në Gazën jugore: Fëmijët e familjes Abu Taima përcillen për në banesën e fundit pas një sulmi ajror

Një mëngjes i mbuluar nga dhimbja dhe heshtja ra mbi Al-Mawasi, në perëndim të Khan Younis, pasi disa fëmijë të familjes Abu Taima u përgatitën për varrim pas një sulmi ajror izraelit gjatë natës.

Fëmijët, që po flinin në tenden ku ishin strehuar prej muajsh, humbën jetën në gjumë, kur një raketë goditi zonën, duke shndërruar atë në rrënoja. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë trupat e vegjël të mbështjellë me çarçafë të bardhë, ndërsa familjarët dhe banorët e lagjes qajnë të tronditur pranë tyre.

Banorët lokalë e quajtën këtë ngjarje “një tjetër krim i pashpjegueshëm ndaj civilëve të pafajshëm”, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për t’i dhënë fund gjakderdhjes. /mesazhi

Exit mobile version