Menaxheri i përgjithshëm i Bundesligës paralajmëron klubet: Ndiqni rregullat

Robert Klein, menaxheri i përgjithshëm i Bundesligës u kujtoi lojtarëve se ata duhet të respektojnë rregullat e distancimit gjatë festimeve të golit.

Deri te kjo deklaratë erdhi pasi Hertha Berlin festoi në mënyrën e zakonshme kur fitoi 3:0) të shtunën në Hoffenheim.

Ekipet u udhëzuan të shmangin festimet në grup, si pjesë e rregullave të shëndetit dhe sigurisë për rifillimin e kampionatit fundjavën e kaluar, përcjell lajmi.net.

Asnjë sanksion nuk do të merret ndaj Hertha për festimin e golit.

Sulmuesi boshnjak Vedad Ibisevic, i cili shënoi golin e dytë për Hertha, e justifikoi veten pas fitores duke thënë se lojtarët nuk ishin robotë, por Klein vazhdoi që rregullat duhen ndjekur.

“Për arsye higjenike, udhëzimi është që të festojmë në rregullat e distancës sociale”, tha ai.

”Klubet punojnë në mënyrë aktive me lojtarët. Ata bisedojnë me ta çdo ditë për t’i kujtuar ato që duhet të bëhen për t’u siguruar që ne të fitojmë të drejtën për të luajtur një ditë të dytë dhe të tretë dhe për të përfunduar sezonin”.