Ledian Memushaj është më pranë se kurrë transferimit te Benevento.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë më te Peskara dhe shumë shpejt pritet të nisë aventurën e tij të re me ekipin që siguroi ngjitjen në Serinë A.
Në orët e fundit ka sfumuar pista “Sion” për shkak se skuadra e drejtuar nga Paolo Tramexani bëri një ofertë të ulët në krahasim me kërkesat që kishin drejtuesit e Peskarës.
“Gazzetta Dello Sport” shkruan se ditën e djeshme Benevento ka vendosur që të nënshkruajë me shqiptarin dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje. Mbetet për t’u diskutuar mënyra se si do të bëhet transferimi (huazim me detyrim blerjeje, apo blerje e menjëhershme e kartonit të tij).
Drejtuesit e Beneventos kanë raport të shkëlqyer me agjentin e Memushajt dhe kjo ishte një nga arsyet pse vlonjati është shumë pranë kalimit në ekipin e Berat Gjimshitit. Memushaj do të jetë shqiptari i dytë në këtë skuadër, pasi pak javë më parë edhe mbrojtësi Gjimshiti u transferua nga skuadra e Atalantës.