Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Meloni dhe Vance takohen në Romë për të diskutuar marrëdhëniet Itali-SHBA

Meloni dhe Vance takohen në Romë për të diskutuar marrëdhëniet Itali-SHBA

Zv/presidenti amerikan, JD Vance, është pritur në takim në Romë nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bisedimet e mundshme të paqes në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore italiane e lajmeve ANSA, Meloni në zyrën qeveritare “Palazzo Chigi” në Romë tha se ndjehet e nderuar që mirëpret zv/presidentin Vance, të cilin thotë se “nuk e kam parë për një kohë të gjatë”.

Vizita e zv/presidentit Vance në Romë vjen pasi dje kryeministrja Meloni qëndroi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani dhe ministri i Transportit, Matteo Salvini, të cilët shërbejnë edhe si zv/kryeministra, pritet të marrin pjesë në një drekë pune pas takimit dypalësh Meloni-Vance.

“Kjo vizitë është një tjetër mundësi e madhe për të forcuar bashkëpunimin tonë dypalësh. Ka pasur shumë tema që kemi diskutuar dje dhe shumë të tjera do të diskutojmë sot”, theksoi Meloni.

Vance tha se biseda e sotme do të fokusohet në lidhjet dypalëshe, negociatat tregtare me Bashkimin Evropian (BE) dhe bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë.

“Italia dhe SHBA-ja janë të vendosura për të forcuar bashkëpunimin e tyre. Ne besojmë se Italia mund të jetë një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm në Evropë dhe Mesdhe për SHBA-në”, përsëriti Meloni.

Exit mobile version