Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, po shoqëron burrin e saj në turin ndërkombëtar.
Veshja e saj në Arabinë Saudite, më konkretisht vendimi i saj të mos e mbulojë kokën kishte ngjallur lavdata në mesin e komentatorëve të njohur e të panjohur.
Por Melania nuk shpëtoi pa e mbuluar kokën, pasi një gjest të tillë e bëri gjatë takimit të sotëm me Papa Francis, para të cilit u paraqit e veshur në të zeza, dhe me shami në kokë, ashtu si e do rendi i Vatikanit. /MESAZHI/