Numri i viktimave në tërmetin shkatërrues prej 8.1 ballë sipas shkallës së Rihterit, i cili të enjten goditi Meksikën pak para mesnatës, është rritur në 90, njoftuan autoritetet meksikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë ka njoftuar se vetëm në shtetin jugperëndimor të Oaxacas jetën e kanë humbur të paktën 71 persona.
Qindra familje kanë kaluar natën në qiell të hapur, të frikësuar nga tërmetet e reja.
Shërbimi Sizmologjik i Meksikës tha se pas tërmetit të fuqishëm, i cili u ndje nga 50 milionë njerëz, u regjistruan edhe 721 dridhje të tokës.
Nga shërbimi Gjeologjik i SHBA-së është konfirmuar se epiqendra e tërmetit u regjistrua në det në një thellësi prej 69.7 kilometrash, 123 kilometra në jugperëndim të qytetit jugor meksikan Piaiapan.
Në vitin 1985, Meksika ishte goditur nga një tërmet prej 8.1 ballë që mori të paktën gjashtë jetë.
Bregdeti lindor i Meksikës gjithashtu u godit nga stuhia tropikale Katia të premten, si pasojë e së cilës dy njerëz humbën jetën në rrëshqitjet e tokës pas reshjeve të dendura të shiut.