Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Meksika s’do të vendosë tarifa ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Meksika s’do të vendosë tarifa ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka thënë se Meksika s’do të vendosë tarifa ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

Fakti që Meksika dhe Kanadaja ishin lënë jashtë listës së vendeve që do të përballen me tarifat e reja nga Washingtoni, sipas saj, është “diçka pozitive për vendin” dhe një dëshmi e marrëdhënieve të forta dypalëshe.

Megjithatë, shumë në Meksikë janë të pasigurt nëse industria e saj e rëndësishme e prodhimit të makinave do të preket nga ky vendim – apo do të përjashtohet sipas rregullave të marrëveshjes rajonale të tregtisë së lirë (USMCA).

Ministri i Financave të Meksikës, Marcelo Ebrard, ka thënë se shumica dërrmuese e industrisë automobilistike të Meksikës – 84%, sipas tij – përputhet me rregullat e USMCA-së dhe për këtë arsye duhet të shmangë taksën prej 25% të vendosur nga SHBA-ja për makinat e prodhuara jashtë vendit.

Meksika aktualisht dërgon në SHBA makina në vlerë rreth 200 miliardë dollarë çdo vit, që përbën rreth 40% të eksporteve të saj totale. Gjithashtu, ajo është furnizuesja kryesore e pjesëve të makinave për SHBA-në. /koha

Exit mobile version