Qendra nacionale amerikane për uragane njoftoi se pas tërmetit shkatërrues të premten, rajonin e Meksikës sot e ka goditur uragani Katia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Uragani është nisur nga rajoni i malit Sierra Madre, dhe kishte fuqinë e kategorisë së parë me erë prej rreth 120 kilometrave në orë. U shndërrua në stuhi tropikale, ndërsa meteorologët presin që të dobësohet sot.
Qendra për uragane lajmëroi se uragani momentalisht sjell erë me fuqi prej rreth 65 kilometrave në orë dhe pritet të ngadalësojë në lindje të Sierra Madre.
Të enjten pak para mesnatës Meksikën e goditi një nga tërmetet më shkatërruese në histori, me fuqi prej 8.1 ballë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 61 personave. Në Meksikë me këtë rast u shpall tre ditë zie.